Egla Ceno shokon me deklaratën e saj! “Teatri, xhepat t’i lë bosh…”
Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur….
Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë emocionet e saj pas triumfit në këtë spektakël të madh, i cili u ndoq nga miliona shqiptarë. Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur se ndjehet shumë e lumtur që publiku e ka votuar dhe e ka nxjerrë fituese.
Ishte një gëzim i madh që publiku më votoi për të më nxjerrë fituese, as që e kisha menduar fitoren. Edhe çmimi prej 100 mijë eurosh ishte një shpërblim që më erdhi në kohën e duhur.
tha Egla. Ajo gjithashtu shtoi se, ndryshe nga teatri, ku puna e saj artistike mund të jetë shpërblyer me pasion, por jo me para, kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për të.
Me punën time si artiste, Teatri nuk do t’ia kisha arritur kurrë të bashkonte 100 mijë euro. Teatri është i pasur për shpirtin, por xhepat t’i lë bosh.
Deklarata e saj ka nxjerrë në pah sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë artistë në Shqipëri, duke treguar gjithashtu se si një fitore e tillë në një spektakël televiziv mund të ketë ndikim të madh, jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në jetën personale./gsh