Deklarata e Jozit ndaj Rozanës, Efi: Meshkuj të tillë mbajini larg vetes
Efi Dhedhes, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother VIP, ka ndarë një mesazh të qartë dhe të fortë për ndjekësit e saj në Instagram. Në një postim në Instastory, ajo publikoi një foto të Jozit, banor i ‘BBVA 4’, i cili është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave që ka thënë ndaj Rozanës.
“Meshkuj të tillë mbajini larg vetes dhe mbi të gjitha s’ka as falje, as tolerim.”
Kujtojmë se Jozi ka bërë një deklaratë tejet denigruese ndaj Rozanës:
Kur nis të flas, ose s’flas fare ose kur të flas, e prek në pikën më të dobët, në pikën më të keqe. E njoh familjarisht prej 25 vitesh kur ka qenë andej. Përulu para meje se nëse të them unë diçka ty, t’i lut Zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Nuk mundet të më tregojë mua live-t, kjo nuk është këngëtare live, kjo është stonaturë… kjo është ulur në lloj-lloj karrige, e ka fituar festivale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha“, u shpreh Jozi gjatë një bisede me Aldon.