Lajme

Atentati në Shkodër, reagon policia: U qëllua nga motori në drejtim të një automjeti të parkuar në pronësi të…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Kiras, të Shkodrës.

Mësohet se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar, i cili është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, ndërsa nga këqyrja paraprake ka rezultuar se automjeti ka 4 plumba pistolete.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.

REAGIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button