ShowBiz

“Tentuan të më rrëmbenin”- Banori i BBV rrëfen historinë: Nga një makinë zbritën 3 burra, njëri më kapi nga krahu ndërsa tjetri… Mami im kaloi në paralizë për shkak të ngjarjes

Të mbledhur të gjithë rreth tavolinës së dhomës së ndenjës, një prej banorëve të Big Brother Vip Albania, ka rrëfyer historinë e tij të fëmijërisë.

Komediani, Xum Allushi, është shprehur se kur ka qenë i vogël në fillore, është përballur me një situatë të frikshme, ku ai mund të rrëmbehej nga disa persona të panjohur përballë shkollës së tij.

Sipas Xumit, teksa ka dalë nga ora e mësimit, jashtë oborrit të shkollës ka qenë duke konsumuar një mollë, e një makinë i ka ndaluar të këmbët.

Nga automjeti, sipas Xumit, kanë zbritur 3 burra, të cilët fillimisht e pyetën se çfarë po bëntë dhe kë po priste. Komediani i është përgjigjur se ishte në pritje e të ëmës, e cila do të vinte për ta marrë pak më vonë.

“Dal nga oborri i shkollës edhe po e shijoja, po rrija, po qëndroja aty. Atë moment, afrohet një makinë gri dhe nga makina zbresin 3 çuna, po në atë kohë më dukeshin si 3 burra të mëdhenj e më pyesin se çfarë po bëja dhe kë po prisja. Me naivitetin e një fëmijë përgjigjem që po pres mamin.”, tha ai për banorët e tjerë.

Në ato momente, Allushi tregon se një prej tyre e ka kapur nga krahu ndërsa tjetri nga buza. Në këto çaste i bie molla nga dora komedianit, duke bërë që burrat të hutohen.

“Njëri prej tyre shprehu “dëshirën e mirë” që hajde bëj xhiro me makinë deri sa të vijë mami, edhe tjetri më kap nga krahu e tjetri më bllokon pak cepin e buzës dhe më tërheqin drejt makinës.”, tregoi ai.

Komediani shprehet se në ato momente u paraqit prindi i një prej shokëve të tij të klasës, e Xumi për të shpëtuar i ka thirrur asaj mami, duke bërë që 3 burrat të largohen me shpejtësi me makinë.

“Në ato momente më bie molla nga dora edhe një prej tyre hutohet. Ishte pikërisht ky moment që Zoti bën disa mrekullira. Hutohet dhe i ikën pak dora nga goja dhe pikërisht në ato momente vjen një nga prindërit e një prej fëmijëve të tjerë të klasës time. Pikërisht në ato momente e shikoj atë prindin dhe i thërras ‘mami’.”, shton më tej komediani.

Më pas, rasti sipas tij është denoncuar, por e ëma e komedianit, për shkak të gjithë kësaj ngjarje, ka kaluar një paralizë faciale, gjë që kaloi me kalimin e viteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button