Po bën ping-pong me mua?!/ Debati i ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Nuk jam polic
Provat për shfaqjen e fund vitit vazhdojnë të krijojnë debate në shtëpinë e Big Brother VIP.
Debati mes Valbonës dhe Laertit filloi pasi kjo e fundit tha që ai duhet të ndërhynte në debatin e saj me Amber gjatë provave, duke qenë se është drejtues i shfaqjes.
Valbona: Laert, të gjitha gjërat në profesionin tënd bëhen duke ofenduar të tjerët?
Laerti: Të kam ofenduar un ndonjëherë në prova? Po të pyes
Laerti: Mënyra se si punon njëri dhe tjetri ndryshon
Valbona: Un nuk mund të punoj në këtë lloj mënyre pra
Laerti: A më duhet kjo mua tani që po punoj për shfaqjen?
Valbona: Po ti je përgjegjësi mor burr. Ty s’të duhet asgjë mo. I fusim një fishkëllimë dhe të dal jashtë. A po e drejton ti këtë?
Laerti: E drejtoj por nuk kam fëmijë kopshti. Duhet të lësh një fjalë të bie në tokë.
Valbona: Po e lash pra dhe filluan të bënin gjyqe
Laerti: S’duhet të bënin gjyqe, ta thash nëse njëri të thotë kam dëgjuar që ke thënë kështu, thuaj faleminderit, shko në gjykatë, bej kallëzim penal. Gjyqe mos bëni këtu.
Valbona: Po kur tjetri të ofendon drejtpërdrejt?
Laerti: Çfarë të bëra unë?
Valbona: Po të pyes se je më i madh
Laerti: Jeni të mëdhenj, zgjidheni vet
Valbona: Ej, po bën ping-pong se s’po të kuptoj?
Laerti: Më duhet të punoj o Valbona, nuk jam polic!
Valbona: Të flet përsëri ajo që të thotë maniak.
Laerti: Po kjo ca ishte, apo bën të njëjtën gjë që bën Amberi me ty./OraNews