Lajme

Hapet Unaza e Madhe/ Nis qarkullimi i mjeteve në prani të Ramës dhe Ballukut.

Unaza e Madhe e Tiranës, e konsideruar si një nga veprat infrastrukturore publike më të rëndësishme për kryeqytetin dhe jo vetëm, është hapur sot për qarkullimin e automjeteve.

I pranishëm në ceremoninë e çeljes edhe të segmentit të fundit të Unazës së Madhe është Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Unaza e Madhe është një projekt prej afro 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Unaza e Madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do ta çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

Unaza e madhe e kryeqytetit pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytetet, shkurtim të distancave, reduktim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës në zonat ku ajo kalon.

Afro 29 kilometra e gjatë dhe me shpejtësi lëvizjeje 90 km/orë, ky segment rrugor është financuar nga buxheti i shtetit ku përfundimi i ndërtimit të loteve shënon edhe bashkimin me segmentet e përfunduara tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.

Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Ish-sheshi “Shqiponja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button