Incidenti i tretë i madh brenda javës i aviacionit, krahu i avionit të ‘Air Canada’ përfshihet nga flakët
Në incidentin e tretë të madh të aviacionit të javës, avioni i Air Canada, i operuar nga PAL Airlines, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Stanfield në Halifax të shtunën mbrëma, për shkak të një mosfunksionimi të pajisjes së uljes.
Fluturimi, De Havilland Canada Dash 8-400 i regjistruar si C-GPNA, u nis nga aeroporti ndërkombëtar i St. John’s dhe hasi në probleme me pajisjet e uljes gjatë zbritjes.
Rreth orës 21:30, aeroplani u ul në mënyrë të çrregullt pasi një nga gomat e tij nuk e preku pistën siç duhet.
Ulja e rrezikshme bëri që avioni të anonte në një kënd 20 gradë në të majtë, me shkëndija dhe një zjarr që shpërtheu pranë krahut.
Ekuipazhet e urgjencës, duke përfshirë ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve të avionëve (ARFF), shuan menjëherë flakët dhe siguruan të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin.
‘Avioni u anua në një kënd rreth 20 gradë në të majtë gjatë uljes.
Dëgjuam një zhurmë të fortë si përplasje ndërsa krahu rrëshqiste përgjatë trotuarit.
Menjëherë pas kësaj, pamë zjarr dhe tym pranë anës së majtë të aeroplanit’, tha pasagjerja Nikki Valentine e cila e përshkroi përvojën e tmerrshme.