Life Style

Elvis Pupa i zhgënjyer nga Big Brother: Sa nisja të flisja, i çonin kamerat tek dallaveret dhe intrigat

Elvis Pupa së fundmi ka ndarë një video në rrjetin e tij social të TikTok-ut për mënyrën se si të huajt janë shumë të sinqertë dhe jetojnë në botën ku “gënjeshtra nuk ishte shpikur akoma”.

Këtë gjë e krahason me shqiptarët, që sipas tij, përfshirë dhe veten, janë mësuar të gënjehen që kur kanë lindur.

“Edhe përse e dimë se na rren ai tjetri, prapë e justifikojmë”- ka thënë ai ndër të tjera.

Krahas videos ka ardhur një koment nga një ndjekës, i cili i drejtohet Visit se ky i fundit kishte shumë mundësi për të treguar veten, të jepte moral, respekt e shumë gjëra të tjera gjatë kohës që ishte në “Big”. Epo mesa duket, ka qenë Big-u ai që nuk e paska “lejuar” diçka të tillë. Dhe këtë e tregon më së miri përgjigjia e Visit: “Për atë arsye u futa, por askujt prej banorëve nuk i interesonte kjo gjë, përfshirë dhe produksionin, që kur i hapja këto tema, i çonin kamerat tek dallaveret dhe intrigat. Ju ftoj këtu të diskutojmë çdo gjë dhe të ndajmë eksperiencat tona për të dhënë më shumë pozitivitet. Respekte!”, përfundon Visi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button