Bota
Avioni me 181 pasagjerë përplaset me gardhin në aeroportin në Korenë e Jugut, 28 viktima
Një avion me 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa ka dalë nga pista dhe është përplasur me një gardh në Korenë e Jugut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap të dielën.
Yonhap raportoi se deri tani janë njoftuar 28 viktima dhe se po vazhdojnë operacionet e shpëtimit nga fluturimi 2216 i Jeju Air nga Bangkoku.
Re të mëdha tymi mund të shiheshin duke u ngritur në qiell në disa pamje, të paverifikuara, që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Shërbimet emergjente morën thirrjen në aeroportin ndërkombëtar Muan në provincën Jeolla e Jugut rreth orës 9 të mëngjesit./Top Channel