“U përpoq shumë për një fëmijë dhe nuk ia arriti”/ Laerti i zbulon histori private, loja “kris” miqësinë mes tij dhe Rozanës?
Gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur disa përplasje mes Rozanës dhe Laertit, dy miq të mirë dhe komshinj nga jashtë, por rivalë brenda në shtëpi.
Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti u duk se nuk u kursye aspak ndaj Rozanës, duke thënë se i është dashur mbiemri i familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu se solli një “grek anonim” për të fituar festivalin e muzikës.
Kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Këto që nuk më ka thënë në sy, i ka thënë me njerëz të tjerë. Këtu ka krijuar një personazh të ri që nuk e kam njohur më parë. Po luan dhe mirë bën. E vlerësoj për atë që njoh, për dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe për ato që ka punuar. Por për këto gjërat, e mendoj se është strategji dhe që nuk i mendoj se i mendon vërtet për mua. Po rezervohem sepse nuk po bëj disa gjëra që ky po bën për mua. Nuk e prisja të ishte kështu. Është njeriu i parë që më ka uruar kur kam fituar dhe nuk e prisja. Nuk do i kthehem me të njëjtën monedhë. Po pres të shoh deri ku do shkojë loja e tij. Unë luaj me letra të hapura. Sa për talentin kam një publik që më ndjek dhe nuk kam bërë kompromis asnjëherë.”- tha Rozana
Më plagosi kur më tha se bëj dallavere, sepse unë edhe kur zihem, e bëj haptazi. Unë nuk fsheh gjëra dhe i kam thënë që njeriu mbart me vete gjendje emocionale që nuk shprehen. Sa për respektin dhe dashurinë, për sa vite njihemi, e tha vetë nuk kam çfarë shtoj. Këtu kemi ardhur të luajmë. Përplasja që pati me Valbonë dhe Rozanën, nuk më pëlqeu kur i tha pse nuk më ke raportuar. Dhe që i tha se e kam emrin Rozana duek bërë rep, ndërsa tjetra qante. I kam thënë kupto një njeri që mban emocione të forta dhe në një moment shpërthen”– tha Laerti.
Rozana: “Unë vërtet kam kaluar një jetë të vështirë, por i kam kaluar sifdat me buzëqeshje, nuk i kam marrë këtu me vete. Nëse t’i kam thënë është sepse të vlerësoj. Unë këtu kam hyrë si Rozana Radi, jo e bija e dikujt. Nuk e prisja të shihja një njeri që përdor vështirësitë e jetës.“
Laerti: “Rozana në çdo kompeticin ku ka hyrë, ka kapur vendin e parë. Unë cirk e kam që je gati të jesh një akrobat i përkryer dhe të bësh diçka që dikush tjetër nuk e bën, të kesh aftësi të tilla, që të fitosh”
Rozana: “E falenderoj. Unë këtu kam ardhur e vërtetë, siç jam para teje, miku im.”
Pas ballafaqimit, gjithashtu u shfaq dhe një klip tjetër, kur Laerti fliste me Valbonën, duke thënë se Rozana është përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk ia arriti dot.