Life Style

Zëri brilant i “Mora fjalë”, Shkurte Fejza: S’e kisha menduar që do merrte këto përmasa!

50 vite në skenë e padyshim zëri i preferuar për shqiptarët nëpër stadiume. Këngëtarja Shkurte Fejza foli sonte në “Opinon” edhe për këngën hit “Mora fjalë” që është kaq e dashur e rrëqethëse në çdo notë.

“Kënga është e autorit Naim Gjoshi, është tekstshkrues dhe kompozitor i kësaj kënge. Fillimisht Naimi e ka kompozuar për një djalë tjetër, pastaj për arsye të disa interesa të atij këngëtari, tha nëse ma merrni këngën t’ja editonim programin e tij. Për hatër të kësaj kënge edhe jemi pajtuar. E kam marrë këngën pastaj”, tha Fejza.

Ajo shtoi se kjo këngë është pritur mirë që në fillim, mirëpo asnjëherë se kishte menduar që do merrte këto përmasa. Në 5 dekada, cili është koncerti më i bukur për Shkurte Fejzën?

“Kam bërë koncerte para luftës dhe pas, 12 Tetori paraqitja ime në stadium! Por edhe ai më 8 Qershor, konncerti i karrierës në Prishtinë. Shumë i realizuar me të gjithë ata miq e dashamirës që më nderuan.”/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button