Shëndet

Ul presionin e gjakut, ja disa nga efektet befasuese të vajit të peshkut për 50-vjeçarët

Pesëdhjetë vjetori është një moment shumë i rëndësishëm në jetë, i cili shpesh përkon me ndryshime të mëdha në shëndetin tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme.

Krahas një stili të shëndetshëm jetese ka edhe një mënyrë për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj edhe në të 50-tat dhe ajo është: marrja e suplementeve të vajit të peshkut.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia tek individët me nivele të larta të omega-3 në gjakun e tyre, ishte më e lartë se tek ata me nivele më të ulëta.

Sidoqoftë, ky është vetëm një nga përfitimet që mund të gëzoni nga shtimi i vajit të peshkut në regjmin tuaj ushqimor.

Lexoni më tej për të zbuluar efektet befasuaese të marrjes së vajit të peshkut pas 50-tave.

Mund të ulë presionin e gjakut
Nëse po përpiqeni të ulni presionin e gjakut dhe nuk keni patur sukses, vaji peshkut mund t’ju vijë në ndihmë.

Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të acideve yndyrore omega-3 që vaji i peshkut përmban.

Shëndeti i zemrës mund të përmirësohet
Ulja e presionit të gjakut nuk është efekti i vetëm mbrojtës që mund të përfitoni nga shtesat e vajit të peshkut.

Vaji i peshkut mund të ulë nivelet e triglicerideve. Këto yndyrna janë burime të rëndësishme të energjisë, por në sasi të mëdha mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës.

Pas moshës pesëdhjetë vjeçare, marrja e suplementeve të vajit të peshkut mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit, të rrisë energjinë dhe mund të parandalojë rrezikun e disa çrregullimeve njohëse, thonë ekspertët.

Kjo ndodh sepse afërsisht 60% e trurit përbëhet nga yndyrna, dhe gjysma e kësaj sasie janë yndyrna të llojit omega-3.

Shkencëtartë kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimeri dhe rënien e aftësive mendore.

Mund të përmirësojë forcën e muskujve
Në një studim në të cilin AgroWeb.org mbështetet, tek gratë mbi 50 vjeç që morën 2,000 miligram vaj peshku çdo ditë dhe bënë ushtrime për të rritur rezistencën trupore u vu re një përmirësim i forcës së muskujve.

Ju mund të vini re përmirësime të gjendjes tuaj emocionale
Depresioni, ankthi dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor mund t’i ndodhin kujtdo në çdo moshë. Megjithatë të rriturit mbi 50 vjeç që dëshirojnë të përmirësojnë gjendjen e tyre emocionale, këshillohet të marrin vaj peshku.

Vaji i peshkut ka treguar se lehtëson simptomat e depresionit në vetëm 21 ditë.

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të efekteve anti-inflamatore të vajit të peshkut./AgroWeb.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button