Qeveria vendos dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror për disa figura të shquara
Këshilli i Ministrave miratoi vendosi sot dhënien e një shtese të pensionit të posaçëm shtetëror për disa figura dhe personalitete të shquara të kulturës dhe sportit.
Qeveria akordoi pension të posaçëm për Arqile Lipen, Florinda Mazrekun, Marjana Lekën, Zef Çobën, Suzana Turkun, Ilir Pojanin, Haxhi Ballgjinin, Bashkim Hoxhën, Sulejman Memën, Andrea Markon, Robert Kuqon, Bujar Lucën, Pjerin Bushatin, Shpëtim Kushtën, Skënder Gjondedajn.
Sipas vendimit shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror do të jetë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social./r.e/