Life Style

Parashqevia feston Krishtlindjet mes miqsh: Mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

Në rrjetin social “Facebook” të Simakut, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

Krah këngëtares duklet Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

Më herët, Parashqevi Simaku vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha falënderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button