“Mbrëmë më ke degjeneruar”, ‘plas’ keq mes Valbonës dhe Rozanës
Debatet e para kanë nisur me shtëpinë e Big Brother Vip 4. Protagoniste janë dy moderatoret: Rozana Radi dhe Valbona Mhilli.
Kjo e fundit i ka kërkuar Rozanës të mos ia përmendë më emrin lart e poshtë në shtëpinë e Big Brother, ndërsa tha se gjatë Prime-t është ndjerë e ofenduar dhe e degjeneruar nga ajo.
Nga ana tjetër, Rozana i është kthyer duke i thënë se emrin do t’ia përmendë sa herë të dojë.
Pjesë nga debati:
Valbona: Emrin tim lart e poshtë mos e përmend. Lëri këto numra me mua
Rozana: O Bona unë emrin tënd e përmend sa herë të dua
Valbona: Përmende, por numrat e shpejtësisë me mua mos i bëj
Rozana: Do ti bëj
Valbona: Bëji Roz
Rozana: Çfarë do ti tashi?
Valbona: Bëji, asgjë nuk dua. Po ti më zi se ke bërë mbrëmë, nuk ke çfarë të bësh
Rozana: Ik o Bona të keqen. A të ofendova?
Valbona: Po, më ke ofenduar dhe më ke degjeneruar?
Rozana: Pse? Se nuk të mbrojta?
Valbona: Kur të vish me fol ndryshe, hajde fol me mua. Kur të jesh e qetë…
Rozana: Jam vajzë garipe, nuk gënjej.
Valbona: Mos luaj pisët
Rozana: Po pse s’më lë të flas moj Bona?
Valbona: Kur të jesh e qetë kam për të të pritur për të folur/Pamfleti