“U krijuan polet, në finale shkon…”, Elton Tozaj për banorët e BBV4!
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e këtij reality show, Eltoni duket se i ka ndarë që tani banorët më të fortë sipas tij…
Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e këtij reality show, Eltoni duket se i ka ndarë që tani banorët më të fortë sipas tij…
U krijuan tre pole në shtëpi pa kaluar 24 orë. Rozana dhe Laerti janë dy polet kryesore. Akoma nuk e di kush është pozitivi dhe negativi. Këtë vit banorët kanë hyrë me laps e letër. Amber Candy vendosi të reagojë duke u bërë një pol i tretë. I kam ndjekur dhe kam parë që çdo gjë rrotullohet rreth këtyre të treve. Të tjerët janë me mendimin ‘hë se kemi kohë’, por jo nuk kanë kohë. Rozana dhe Laerti po i ruhen njëri-tjetrit, nuk kanë nxjerrë armët. Janë dy finalistët që do rezistojnë deri në fund.
Eltoni ka dhënë mendimin e tij për secilin nga banorët e BBV4:
G-Bani është shumë cool. Djali lac, por shumë i butë, është një djalë që ka botë. Është i artikuluar dhe shumë i lezetshëm. Klajdi Musabelliun do e përshkruaj me një togfjalësh; ‘më raftë pika’. Nuk ia di dramat, por më duket i ndrydhur dhe me shumë halle. Dua ta shoh ndryshe. Xum Allushit i njohim vetëm një pjesë, të humorit. BBV të jep mundësinë ta njohësh tjetrin në 360 gradë. Mendoj se është plot drama dhe i fsheh nëpërmjet humorit. Ka shumë për të dhënë, është shumë melankolik.
Gerta do jetë një kopje shumë e shëmtuar e motrës së saj. Nuk e di pse narrin përsipër të hyjnë në format, kur ke pasur një familjar. Është e vështirë të dalësh nga petku i motrës. Gerta do mbahet mend si motra e Oltës, jo si Gerta, çfarëdo që të bëjë.
Loredana më pëlqeu shumë. Duket shumë luftarake. Jozi është djalë simpatik dhe pres ta njoh. Është në hije, nuk e kam dëgjuar të japë opinion. Livia m’u bë qejfi që hyri. Për momentin shet sepse vjen nga një raport shumë i diskutuar. Tani është në dorën e saj nëse do ta tregojë veten kush është. Mos ta nënvlerësojmë Aldo Markun.
Surpriza do të priten nga banorët e thjeshtë. Kam një bindje që një nga konkurrentët më të fortë mes VIP-ave do të jetë një banor i thjeshtë./TAR