Bota

”Honda” dhe ”Nissan” bashkohen me ”Mitsubishin” për shkak të konkurrencës

Prodhuesit japonezë të automjeteve ”Honda” dhe ”Nissan” po diskutojnë një bashkim me ”Mitsubishi Motors” në një përpjekje për të kundërshtuar konkurrencën e ashpër globale në automjetet elektrike, thanë kompanitë në një deklaratë pas një konference urgjente për shtyp.

‘’Honda’ dhe ‘Nissan’, prodhuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj në Japoni, planifikojnë të përfundojnë negociatat deri në qershor 2025 për një kompani holding duke filluar nga gushti 2026’’, thuhet në deklaratë.

”Mitsubishi Motors”, pjesërisht e kontrolluar nga Nissan, do të vendosë deri në fund të janarit nëse do të marrë pjesë në një bashkim.

Nissan” dhe ”Honda” kishin njoftuar tashmë në mars se në të ardhmen do të punonin së bashku në zhvillimin e automjeteve elektrike dhe teknologjive softuerike për të ulur kostot dhe për të përmirësuar konkurrencën.

”Mitsubishi” iu bashkua këtyre bisedimeve në gusht.

Honda’ dhe ‘Nissan’ kanë filluar të konsiderojnë një integrim biznesi dhe do të eksplorojnë krijimin e sinergjive të rëndësishme midis dy kompanive në një gamë të gjerë fushash”, tha CEO i ”Hondas”, Makoto Uchida.

“Është e rëndësishme që partneri i ‘Nissan’, ‘Mitsubishi Motors’, është gjithashtu i përfshirë në këto diskutime”, shtoi ai.

Nëse shkrirja shkon përpara, grupi do të bëhet prodhuesi i tretë më i madh i automjeteve në botë, me shitje të kombinuara vjetore prej më shumë se 8 milionë automjete, duke rivalizuar ”Toyotan” e Japonisë dhe ”Volkswagen” të Gjermanisë.

Kompanitë thanë se donin të bashkonin burimet e tyre për të konkurruar më mirë me prodhuesin amerikan të automjeteve ”Tesla” dhe prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike.

Prodhuesit japonezë të automjeteve kanë mbetur prapa në nivel global në këtë fushë.

Kompania njoftoi në nëntor se do të shkurtojë rreth 9 000 vende pune në mbarë botën dhe planifikon të reduktojë kapacitetet globale të prodhimit me 20% dhe të riorganizojë menaxhimin për shkak të presionit ekonomik me të cilin po përballet./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button