Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, nuk ka të lënduar
Në kalatën e portit të Durrësit dy tragete u përplasën të hënën në mesditë, si pasojë e një manovre të gabuar, për shkak të motit të keq.
Njëri nga tragetet ka qenë me pasagjerë kur ka ndodhur përplasja, që ka shkaktuar vetëm disa dëme materiale, por jo të plagosur, sipas medieve.
Me ndihmën e rimorkiatorëve, tragetet u ankorua në kalatë.
Më herët, Autoriteti Portual Durrës, njoftoi për kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
APD kërkoi bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese, teksa ndaloi lundrimin e anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit, deri në përmirësimin e kushteve të motit