VISHUNI TRASHË/ Bien sërish temperaturat. Njihuni me parashikimin e motit për sot
Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.
Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta, por nuk priten reshje.
Parashikohet që pasditja dhe në vijim të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale POR vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./OraNews