Shëndet

Lëreni lëkurën të marrë “frymë”! Këshilla e dermatologeve: Flini pa make Up, përdorni pastrues e krem

Pastrimi i thellë të lëkurës pas përdorimit të make up-it është shumë i domosdoshëm për të shmangur bllokimin e poreve dhe infeksionet. Sipas dermatologes Dorina Hajro, përdorimi i kremit mbrojtës dielli çdo ditë është i rëndësishëm për të parandaluar plakjen e parakohshme të lëkurës nga rrezatimi Ultra violet.

Përdorimi i make up-it është një pjesë e përditshme e rutinës për shumë individë, por dermatologët paralajmërojnë për rëndësinë e pastrimit të duhur të lëkurës pas aplikimit të produkteve kozmetike.

Ata theksojnë se make up-i mund të bllokojë poret, çka mund të shkaktojë infeksione dhe probleme të tjera të lëkurës. Kjo është arsyeja pse pastrimi i thellë i lëkurës është i domosdoshëm për të ruajtur shëndetin e saj.

Në një intervistë për “Ora News”, dermatologia Dorina Hajro shpjegon se për të mbrojtur lëkurën, është thelbësore të përdoret një krem mbrojtës dielli çdo ditë të vitit.

Ajo thekson se pavarësisht motit, rrezatimi ultraviolet  nga dielli ndikon në plakjen e parakohshme të lëkurës

Një tjetër këshillë e rëndësishme, sipas dermatologes Hajro, është zgjedhja e kujdesshme e produkteve të make up-it.

Ajo thekson se është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për përbërësit e produkteve që përdorni dhe të zgjidhni ato që janë të përshtatshme për llojin e lëkurës tuaj./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button