Kulturë

“Fest 63”: Përzgjidhen 15 këngët finaliste

Me vendimin e jurisë profesioniste janë përzgjedhur 15 këngët finaliste të edicionit të 63-të të Këngës.

Nga 30 garues, vetëm 15 kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës.

Në natën finale do të ketë një garë të fortë me 15 këngëtarë, të cilët do të interpretojnë materialet e tyre muzikore në sfidën për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63.

Fituesi apo fituesja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2025.  Këngëtarët dhe titujt e këngëve që konkurrojnë në finale:

Jet – Gjallë
Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Vesa Smolica – Lutem
Stine – E kishim nis’
Djemë e Detit – Larg
Nita Latifi – Zemrës
Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Orgesa Zaimi – I parë
Ardit Çuni – Amane
Algert Sala – Bosh
Shkodra Elektronike – Zjerm
Lorenc Hasrama – Frymë
Elvana Gjata – Karnaval
Mal – Antihero
Alis – Mjegull

Juria profesioniste e Festivalit përbëhet nga disa prej personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë. Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi dhe Ramona Tullumani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button