Elon Musk njeh Kosovën, mbërrin interneti me shpejtësi të lartë Starlink
Kompania Starlink, ka njoftuar se interneti i saj tani është në dispozicion edhe në Kosovë.
Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesa të pakta i Starlinkut tash është në dispozicion në Kosovë!” – ka shkruar Starlink në platformën “X”.
Edhe pronari i Starlink, Elon Musk, ka njoftuar mbërritjen në Kosovë të internetit të kompanisë së tij.
Starlink tash në Kosovë”, ka shkruar Musk në “X”.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte njoftuar se më 18 tetor, ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për liderin global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet, kompaninë Starlink.
Në njoftimin e ARKEP-it thuhet se ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të territorit të Republikës së Kosovës./OraNews