ShowBiz

Egli shtangu kur dëgjoi emrin e Olsit në BBV4, përgjigjet shpejt aktori

Egli Tako, e njohur gjithashtu si ish e dashura e aktorit të humorit Olsi Bylyku, ishte konkurrentja e parë që u bë pjesë e shtëpisë së “BBVA4” mbrëmjen e sotme.

Pasi kaluan disa minuta nga hyrja e saj në shtëpi, moderatori Ledion Liço e ftoi Eglin të priste banorin e ri që quhej “Olsi”. Në fakt nuk ishte Olsi që Ledioni përdori për të “hallakatur” Eglin dhe as Olsi që Eglit i shkoi mendja.

Për këtë erdhi një reagim i menjëhershëm nga aktori i humorit. Ky i fundit ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale të Instagram-it ku tregon se është duke kaluar momente me partneren e tij, duke e bërë adresën e kësaj të fundit gjithashtu publike për herë të parë dhe lë të nënkuptohet se jeta e tij ka vazhduar me kohë dhe nuk është i interesuar se ç’flitet për të!/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button