Vendi

Parashikimi i motit për sot/ Vranësira, reshje shiu dhe dëbore

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta.

Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button