“Kishin mosmarreveshje pas kamerave”/ Olta MOHOI konfliktin me Luizin, por Zamira Kita i nxjerr të vërtetat e fshehura
Në puntatën e mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, ishte e ftuar aktorja e njohur shqiptare, Zamira Kita.
Artistja, e pyetur nga moderator Ester Bylyku, tregoi ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ka patur në xhirime Olta me Luizin, në filmin që është publikuar vitin e kaluar.
Një pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Ka filluar të përflitet në rrjet e unë po të pyes ty meqënëse ke qenë një nga karakteret e filmit që është publikuar vjet me Luizin dhe Oltën, kjo e fundit ka thënë se gjatë xhirimeve nuk ka folur me Luizin. Njerëzit kanë filluar të komentojnë se si ia kanë bërë ata për t’u marr vesh e për të bashkëpunuar për punën. Tani është e vërtetë që nuk ka pasur komunikim fare apo është biseduar për të mirën e punës.
Zamira Kita: Jo kanë patur komunikim, për hir të punës kanë patur.
Ester Bylyku: Jo tha as në film nuk kemi folur.
Zamira Kita: Kanë komunikuar larg e larg. Nuk është se kanë patur një miqësi të afërt e të rrinin siç rrinim ne bashkë. Por jo, kanë komunikuar, nuk mund të thuhet që jo fare. Kanë komunikuar për hir të rolit, të punës, kanë bërë disa dubla. Patjetër që janë marr vesh. Edhe mosmarrëveshje kanë pasur por të gjithë I kemi në xhirime, është normale të ndodh. Aq më tepër që ata kishin dal të dy si dy figura shumë të mëdha, shumë popullore, shumë publike dhe normal që kishin pak këtë ‘kacafytjen’ mes njëri tjetrit. Por nuk është se kishin sherre.