Life Style

Debati për Parashqevi Simakun, Gjipali: Atë kohë mbushej salla, kishte profesionistë. Sot këndon edhe qeni e macja!

Në “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me Parashqevi Simakun. Debati lindi lidhur me një recital të këngëtares mbi 24 vite më parë në Shqipëri, koncerte këto që në atë kohë u mbështetën nga Radio Tirana që drejtohej nga Martin Leka.

Tenori Josif Gjipali u shpreh se bota nuk pyet a u bë apo jo, por si është bërë. Dhe në këtë kuadër, tenori pyeti “ku janë videot, ku janë pamjet e këtij recitali”.

Anila Jole, Kryeredaktore e News24, tha se në atë kohë qytetarët nuk kishin bukë të hanin. “E mbani atë kohë apo jo? Nuk ishte koha e Josif Gjipalit”, tha Jole.

Ndërsa Gjipali duke replikuar u shpreh se në atë kohë salla mbushej.

“Atëherë kishte një televizion që kishte disa njerëz profesionistë që përcaktonin trendin dhe tërë populli i ndiqte ata, mund t’i kishte edhe idhujt. Ndërsa sot këndon edhe qeni edhe macja, sepse mund të kenë edhe lekë bën edhe videot. Në atë kohë rrugët u hapën, u gjetëm përballë realitetit të ri. Dikush i gjeti ëndrrat, dikush jo”, tha Gjipali.

Ndërsa këngëtari Arben Duro tha se Parashqevia edhe në atë kohë nuk e përfundoi recitalin deri në fund, por e la./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button