Vendi
Temperatura minimale deri në -6 gradë! Reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për fundjavën që na pret
Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet malore në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për ditën e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
/OraNews