“Hallën e gjeta shumë mirë”/ Nipi i Parashqevi Simakut mesazh për “kritikët”: Nuk keni…
Në një video të publikuar nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili strehoi këngëtares, shfaqet edhe nipi i saj, Ani Simaku, i cili shprehet se po qëndron bashkë me hallën e vetë (Parashqevinë) në New York.
Ndër të tjera Ani Simaku thotë se “hallën e gjeta në gjendje shumë të mirë”, ndërsa shpreh falënderimit për Ilirjanin në emër të gjithë familjes Simaku.
Elton Ilirjani: Unë jam Elton Ilirjani! U takuam së bashku në New York, ishim njohur virtualisht. Si e gjete Parashqevinë?
Ani Siamku: Parashqevinë e gjeta në gjendje shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur me ju. Ju falënderoj jashtë mase.
Elton Ilirjani: Ku qëndron Parashqevia dhe me kë qëndron?
Ani Simaku: Unë jam bashkë me hallën, jemi shumë të kënaqur.
Elton Ilirjani: Sot çfarë do bëjmë?
Ani Simaku: Sot do hamë në një restorant të mirë.
Elton Ilirjani: Hallën e gjete mirë? Nuk është marrë peng nga unë ?
Ani Simaku: Jo, jo! Ju falënderojmë shumë. Flas në emër të familjes Simaku. Ka një mesazh për ata që sulmojnë , nuk kanë çfarë të bëjnë, nga zilia.
Elton Ilirjani: Të dashur miq, sidomos ju që flisni keq, Parashqevia është me nipin e saj/OraNews