“E trajtonin si këngëtare klubesh”, Herion Mustafaraj: Shqetësimi kryesor që “vrau” artisten në shkëlqim Parashqevi Simaku!
Artisti i njohur Herion Mustafaraj, i cili është një personazh që ka lënë gjurmë në kujtesën tonë me filmin “Beni ecën vetë” ka folur për “360 gradë” për këngëtaren Parashqevi Simakun dhe sfidat me të cilat u përballë pasi shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetari Zheji e pyeti Mustafarajn nëse historia e saj jo e mirë po përdoret nga mediat, për këtë artisti tha sido që të jetë, Parshqevia po shndrin me prezencën e saj, pavarësisht halleve që rëndojnë fort mbi supet e saj. Ai pohoi se në gjendjen, në të cilin ndodhet sot Parashqevia, faji është i shqiptarëve pasi nuk i dhanë mbështetjen e duhur.
Gjatë rrëfimit për emisionin 360 gradë, Mustafaraj tregoi dhe “tre gabimet” e tij në raport me Parshqevi Simakun dhe shqetësimit, që sipas tij e “shuan” një yll të muzikës shqiptare.
Ai pohoi se ka larguar Parashqevinë nga restorantet në New York, pasi e trajtonin si këngëtare klubesh dhe duke e ushqyer me makarona e pasta. Mungesa e dokumenteve shtoi ai e çoi Parashqevinë në këtë pikë dhe jo neglizhenca e saj.
“Çfarëdo që të jetë ajo po shndrin. Është një rikthim, që vjen nga një katarsis që bëri Parashqevia. Sakrifica është e Parashqevisë, është sakrificë e një nënë shqiptare, sepse Parashqevia që ta dini Në pesë orë që kam bërë muhabet, vetëm njëherë e kam takuar. Parashqevia bëri një revolucion padashje për ne. Parashqevia logjikisht nuk ka fituar asgjë, sepse ajo prej nesh humbi. Ne lamë atë në baltë, unë jam fajtori i pari, sepse unë e mbajta Parashqevinë në shtëpinë time gjashtë muaj, e hoqa nga Neë Yorku kur ishte pa dokumente dhe e trajtonin si këngëtare klubesh duke i dhënë pasta dhe makarona, i thashë: ti s’do rrish më këtu dhe erdhi më mua dhe jetoi me mua. Unë e bëra gabimin e parë, ajo duhej të kthehej në Shqipëri të bënte dokumentet e sakta dhe të kthehej këtu. Unë bëra gabimin e dytë, që e shtyva dhe i thashë po: Los Angelos është vendi për ty. Ti je artiste e madhe, ti je yll, ti do shkëlqesh,. Unë bëra gabimin e tretë në Los Angelos, shkova me Parshqevinë për ta mbështetur dhe e çoja nëpër çdo studio që regjistronte këngët e saj. Mundohej të lidhte kontrata, si të gjente mënyra, si të bënte këto dokumente, kjo artiste e madh nuk kishte mundësi, që kjo të kishte një punëdhënës, sepse dhe nuk kishte dokumentet e saj. Këto janë gjërat që e vranë artisten Parashqevinë në shkëlqim. Nuk është neglizhenca e saj, nuk është divllëku i saj”, tha ai./Pamfleti