Life Style

ÇFARË SHËMTIE!

ÇFARË SHËMTIE!

Nga Luan Rama

Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite etike, limite qytetare e limite profesionale jo e jo.

Janë vënë në garë. 
Në një garë prej njerëzish gjysmë të çmendur. Dhe rendin e rendin pa menduar për njeriun. Kush e kush të mbërrijë i pari e të marrë thelën më të majme. 
E gjejnë. E arrijnë. E shqyejnë. Njësoj si bisha e uritur.

E keni parë se si bisha e uritur e shqyen prenë e vet në mes të xhunglës? 
Ja, edhe këta, edhe këto, edhe ata, edhe ato, të gjithë njësoj, të njejtën gjë bëjnë.

Turravrap të gjithë. Yshtur prej instiktesh që iu ndizen nën ethet e një protagonizmi idiot. 
Nuk duan ta humbasin rastin.
Diva është aty. Posaçërisht për ta. Është preja e rradhës. Gjahu i majmë për majmërinë e tyre perverse.

Fantazia merr udhë. Sekush me nga një copë divë në dorë. Dhe me bulçi të fryra ndërsa mbllaçiten nxitojnë të na thotë i pari ose e para: -ia dola, e gjeta, ia mora, ia bëra, ia thashë.

Një bulbëri e marrëzisë kolektive paketuar me kartonin e solidaritetit fals. Dhe për t’i vënë kapak gjithë kësaj histerie, dikush thotë se çështja e divës na qenka bërë çështje kombëtare!

Kaq u desh. Tani çështjen kombëtare e ka në dorë qeveria. Ajo ka një ministër vetëm për këto punë.

Çfarë shëmtie! 
Shëmtia e marrëzisë së tufës, tufëzuar prej marrëzisë së vet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button