Bota

Të shtëna me armë brenda Parlamentit! Raportohet për VIKTIMA dhe të plagosur

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin

Vritet me armë zjarri deputeti i rajonit separatist të Gjeorgjisë të mbështetur nga Rusia, Abkhazi.

Deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit, ndërkohë mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë. Agjencia shtetërore e lajmeve Apsnypress, raportoi se ministria e brendshme identifikoi një deputet tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar të ngjarjes. Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave në parlament,.

Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen. Nënkryetari i tij, Gunba, u bë udhëheqës i përkohshëm. Abkhazia e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.

Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazi dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në 2008.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë. Shumica e vendeve ende e njohin Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button