“Neveri se si një zotëri flirtonte me të”, deputetja tregon udhëtimin në tren me Parashqevi Simakun
Në një emision televiziv, deputetja Flutura Akça tregoi se gjatë një udhëtimi me tren në vitet ’90, kishte qenë në të njëjtin vagon me këngëtaren Parashqevi Simaku. Açka përshkroi një moment të shëmtuar kur një zotëri po flirtonte me Simakun, e cila ende nuk kishte mbushur 20 vjeçe. Deputetja e cilësoi këtë si një situatë sarkastike dhe të neveritshme, duke shprehur keqardhje për sjelljen e atij personi.
“Ka qenë një udhëtim, ka mundësi të këtë ndodhur rreth viteve 1987-1988 ose 1986 domethënë ne nuk kishim mbushur akoma 20 vjeçe dhe ishte një nga këto trenat e mërzitshëm nga Tirana në Elbasan, studente më duheshein 4-5 orë të mbërrija në shtëpi, ka qenë një gjë e tmerrshme për ta treguar. Në atë tren në një moment të caktuar pashë Parashqevinë që ishte varur te dritarja, një vajzë e re, simpatike, tërheqëse, kishte filluar atë veshtullinë e yllit dhe ishte bërë goxha e pranueshme dhe duartrokitur në publik. Ndërkohë aty ishte një zotëri që zbriti në Durrës me sa mbaj mend, kuptohet që isha e pakujdesshme për ti vënë re të gjitha gjërat por ishe një moment sarkastik dhe i shëmtuar i cili tregon të tërën që dua të them. Ata po flisnin për provimet dhe diçka të kësaj natyre dhe folën dhe për marksizmin dhe rastësisht Parashqevia përmendi ligjin e famshëm të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, kështu ka qenë ligji që kemi mësuar ne në marksizëm. Ky zotëria ky rehaluci, rehaluci që po e kapte tani në gabim, në faj, këtë vajzë, dhe flirtonte edhe i thotë jo Parashqevi e ke gabim, është ligji i njeriut mbi njeriun. Të tilla gjëra domethenë unë kam qene shumë e re, pa mendoni se çfarë ndodhte me këto vajza dhe që nga ai moment kam pasur një neveri ndaj kësaj kaste që i rrethonte, që i përgjonte, jo vetëm këto por dhe të persekutuarat, të përndjekurat që janë persekutuar në të njetën formë”, tha deputetja Flutura Açka./sot.com