Life Style

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe zhurmën e krijuar këto ditë.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai deklaroi sonte se ish gruaja e tij u largua vetë duke braktisur atë dhe djalin.

“Ajo u zhduk. U zhduk nga të gjithë ne, nga unë, nga Luke. Nuk kisha zgjedhje duhet të kujdesesha për djalin”, tha Nolfe.

Robert komentoi dhe disa gjëra që janë thënë për të duke mohuar ta ketë dëmtuar Parashqevinë.

“Është thënë se e kam dëmtuar atë, i mora djalin, etj. Por nuk është kështu. Ajo foli sot me Lukën. Nuk i ushtrova trysni. E pyeta nëse dëshiron të komunikojë me të dhe ai tha po“, tha Robert.

Robert tha se Luke ishte ndjerë mirë pasi foli me të ëmën dhe siguroi se në vijim gjithçka do të shkojë mirë. I pyetur nëse këto vite djali Luke e ka kërkuar të ëmën, ai nuk u përgjigj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button