ShowBiz

“Është e lehtë të luash dashnoren e dikujt”, Gresa shpërthen kundër Sarës

Sara Kolami ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Kosova pas një debati të fortë mes shoqes së saj, Gresa dhe Xhenetës.

E gjitha nisi pas diskutimit për të shikuar filmin ku ka marrë pjesë Sara në rolin e stjuardesës “Dashuri dhe Turbulenca”. Gresa i është drejtuar Sarës duke i thënë se ajo nuk është një aktore por rolin në atë film e ka fituar për shkak të fizikut dhe jo talentit.

Rolet që ti i ke luajtur i ke fituar për shkak te fizikut dhe trupit tënd. Është e lehtë me lujt stjuardesën. Është shumë e thjeshtë me lujt dashnoren e dikujt. Roli qe ti ke luajtur është shumë i thjeshtë,” është shprehur Gresa.

Në këtë debat është përfshirë dhe Xheneta e cila thotë se nuk mund të quhesh aktore kur nuk ke një bagazh, nuk të bën atkore një film, është shprehur ajo. Sara i është kthyer Xhenetës duke i thënë se ti je mësuar që t’i fitosh gjërat me mik dhe nuk ke punuar kurrë.

“Nuk domethënë që je aktore se del në një film duke u puthur me dikë. Shko fitoj gjërat me mik, unë si kafshë kam punuar”, kanë qenë fjalët e Xhenëtës.

“Nuk e di si është të të falen gjërat”, ka thënë Sara ndër të tjera.

Më pas Sara ka shpërthyer në lot pas debatit me tone të larta ndërsa Gresa i është afruar duke i thënë që nuk kishte pse të ndihej keq pasi nuk po ia vendoste në dyshim talentin./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button