Doli papritur nga shtëpia e Big Brother, Juliana Nura: Më nxori Olsa Muhameti
Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, u rikthye për pak kohë në shtëpinë e famshme si pjesë e një gare kulinarie mes banorëve. Por ajo u largua papritur, duke lënë ndjekësit të hutuar për arsyen e daljes së saj të menjëhershme.
Në një video të postuar më vonë, Xhuli zbuloi se vendimi për largimin e saj kishte ardhur nga producentja Olsa Muhameti.
“Arsyeja pse dola ishte sepse, sipas Olsës, unë kisha bërë shumë reklamë për bizneset e mia. Ajo vendos shumë gjëra në emision dhe kjo ishte arsyeja kryesore,” sqaroi Xhuli.
Ajo shtoi gjithashtu se sfidën e piteve e kishte fituar Drenusha, pasi pjatën e saj e kishte provuar në dhomën e rrëfimit.
Ky episod ka ngjallur diskutime mes fansave të spektaklit, të cilët janë ndarë mes mbështetësve të Xhulit dhe atyre që e shohin si një vendim të drejtë nga produksioni./Pamfleti