Mbante ende unazën e të fejuarës: Historia e aktivistit të shquar sirian që u torturua për vdekje
Aktivisti i shquar që i dedikoi jetën luftës kundër regjimit të Assadit, Mazen Al-Hamada nuk arriti ta shohë e shijojë fundosjen e kësaj epoke të errët në atdheun e tij.
Një simbol i qëndresës dhe kurajës, aktivisti i famshëm sirian u gjet i vdekur në burgun famëkeq të Saydnayas në Damask.
Vdekja dhe tortura në burg
I riu i njohur sirian për demokracinë, Mazen al-Hamada, i cili zbuloi publikisht torturat brutale në burgjet e Assadit, ndërroi jete vetëm disa ditë para rënies së regjimit.
Mbesa e tij, Joud al-Hamada, bëri të ditur lajmin në “Facebook”, duke thënë se ai mund të kishte vdekur prej një jave para se trupi i tij të gjendej. Ajo shtoi se ai ishte torturuar deri në vdekje.
Varrimi i tij u zhvillua në Damask ditën e enjte dhe mori përmasa të mëdha. Karvani i funeralit pati qindra vajtues që mbanin fotografitë e tij, duke e ndjekur arkivolin përmes rrugëve të mbushura me turma njerëzish që nderonin kujtimin e tij.
Al-Hamada dokumentoi përvojat e tij dhe ato të të tjerëve që ishin të arrestuar. Ai e la Sirinë dhe iku në Holandë në vitin 2014, por familja e tij beson se ai u mashtua për t’u kthyer në vitin 2020 nën premisa të rreme për t’i shpëtuar burgut.
Vdekja e tij shkaktoi trishtim të madh, sidomos për shkak të kohës kur ndodhi, gjatë një momenti kyç në historinë siriane.
Kush ishte Mazen Al-Hamada?
Al-Hamada, i cili fillimisht ishte punonjës i Schlumberger, u bë protestues dhe gazetar qytetar gjatë kryengritjes së vitit 2011. Ai u arrestua dy herë, një herë në vitin 2011 dhe përsëri në vitin 2012 për dyshimin për kontrabandën e qumështit për fëmijë, duke duruar mbi një vit tortura çnjerëzore. Pas lirimit të tij, ai kërkoi azil në Holandë në vitin 2014 dhe më pas filloi të fliste për përvojat e tij në shkallë globale.
Pavarësisht se Al-Hamada mori njohje për detajimin e abuzimeve, përfshirë përdhunimin, në burgjet e Assadit, risjellja në vëmendje e tortuarave sollën edhe trauma që ndikuan shumë tek ai . Ata vërejtën izolimin e tij në rritje dhe ndryshimin e postimeve të tij në mediat sociale, nga llogaritë për krimet e regjimit në deklarata shpesh urrejtëse ndaj grupeve të pakicave.
Miqtë e tij treguan se ai ende mbante unazën e të fejuarës së tij, ndonëse ajo ishte vrarë teksa ai ishte burgosur për herë të parë.
/ANABEL