Kafe apo makiato? Shkenca i jep fund dilemës, cilën të zgjidhni për të konsumuar çdo ditë
Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën dhe gjithashtu edhe ne vendin tonë. Por ata që mendojnë se kafja është e fortë për ta, zgjedhin ta “zbusin” atë me qumësht.
Por shkencëtarët nuk janë dakord me këtë dhe kanë një sërë aryesh, si më poshtë:
Kaloritë dhe yndyrat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.
Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.
Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.
Kalciumi
Nëse kalciumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalciumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.
Intoleranca
Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto./OraNews