ShowBiz

Gjeniu i gjeografisë dhe historisë mahniti publikun në “Albania’s Got Talent”, Cylaku: Çfarë më tha mësuesja kujdestare pas performancës

Talente në shumë fusha të artit kanë mahnitur anëtarët e jurisë së “Albania’s Got Talent” dhe publikun që prej të hënës së 11 nëntorit, ku spektakli i preferuar dhe i munguar i shqiptarëve hapi siparin në Vizion Plus.

Veç performancave në këndim, aktrim, kërcim në “Albania’s Got Talent” mori vëmendjen edhe Darien Cylaku, gjeniu i historisë dhe gjeografisë.

11 vjeçari arriti të merrte 4 “PO” nga juria. Ai arriti të jepte përgjigjet e duhura për pyetjet e vështira nga moderatori Isli Islami dhe anëtari i jurisë Kastro Zizo.

I ftuar në “Vizion i Pasdites”, konkurenti Darien Cylaku rrëfeu emocionet pas performancës mahnitëse në spektakël.

11-vjeçari shprehet se për të pyetjet ishin shumë të thjeshta. Cylaku tha se ka nisur të mësojë më shumë rreth kryeqyteteve, flamujve e çdo gjë që lidhet me gjeografinë dhe historinë që prej moshës 6-vjeçare.

Ai u shpreh se mësuesja kujdestare e shtyu të merrte pjesë në “Albania’s Got Talent”, teksa shtoi se ajo është ndjerë shumë krenare pasi ka parë performancën.

Cylaku: Kur njerëzit më shohin në rrugë më thonë: Ua, ky çuni nga Albania’s Got Talent! Flamujt, kryeqytetet nisa t’i mësoja nga enciklopeditë. Fillova t’i vizatoja ata që ishin më të thjeshtët dhe i memorizova. Pastaj fillova me hartat. Nisa të mësoja në formë loje që në moshën 6-vjeçare. Kur kisha kohë të lirë, e kaloja duke parë flamujt. Nëna më thoshte: Mos rri në telefon, çfarë shikon ashtu? Sepse unë i dëgjoja në anglisht dhe nëna nuk dinte çfarë shihja.

Në shkollë jam një nxënës shumë i mirë. Mësuesja ime kujdestare na ka thënë që të ikja të provoja veten, talentin tim, në Albania’s Got Talent. Kam pasur shumë ftohtë nga emocionet, por kur dola në skenë, emocionet u zhdukën. Kur hyra në skenë, më dhanë pyetje të lehta, nuk pata të vështira. Nuk kisha fare frikë. U përgatita te kryeqytetet, por unë nuk mësoj thjesht, i përsëris. I kam mësuar më parë.

Shumica e mësuesve u surprizuan. Mësuesja e gjeografisë më tha: Bravo, suksese! Prisja xhelozi nga shokët e klasës, por nuk ndodhi kështu. Ata më uruan. Ata e dinin dhe madje ishin të interesuar që të mësonin edhe ata.

“Albania’S Got Talent”  është spektakli i të gjithë shqiptarëve që e gjeni çdo të hënë LIVE në orën 21:00 në televizion Kombëtar Vizion Plus, në Youtoube si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button