“Disa e morën me të qarë”, Mehdi Malkaj rrëfen si e priti publiku lajmin për ‘vdekjen’ e tij
I ftuar në “Quo Vadis”, aktori i njohur Mehdi Malkaj ka rrëfyer vështirësitë dhe dramat që ka kaluar në jetë, e një ndër to ishte dhe vdekja e nënës në moshë të re.
Malkaj ka treguar se nëna e la kur ai ishte ende 5-vjeç dhe se babai u martua pak vite më vonë. I pyetur nëse e pranuan njerkën në fillim, Malkaj tha se askush nuk e hëngri bakllavanë që ajo kishte gatuar.
Borakaj: U martua shpejt babai?
Malkaj: Nuk e mbaj mend këtë, por besoj që po. Diku nga klasa e katërt isha unë.
Borakaj: E pranuat ju?
Malkaj: Në atë kohë nuk ishte e pranon apo jo. E bëri halla atë muhabet, nuk diskutohej më. Por njerka bëri bakllava, nuk e hëngri njeri.
Malkaj: Unë vetë e kuptova vonë se për çfarë më ngushëllonin këta. E kisha për herë të dytë që vdes. Beni u tregua shumë xhentil, për ngjarjen që ndodhi, atij fëmijës së vogël, ai futi këtë batutë: Keq të kesh fëmijë e keq mos keshë fëmijë, keq të kesh fëmijë se ja ta vrasin. Keq mos keshë fëmijë t’i vrasin. Keq t’i kesh këtu e keq jashtë, drama e madhe për prindërit shqiptarë. Gruaja më mori në telefon, ‘rri rehat’- i thashë unë, se jam gjallë. Vëllai në Itali, vëllai në Greqi, të gjithë në alarm. U shqetësuan shumë. Me të qara e kishin marrë ca. Rrini qetësohuni u thashë, se nuk më ka ardhur akoma.
Borakaj: I lexove ti komentet?
Malkaj: Jo, se ishin e njëjta gjë, ‘të rroni vetë’.
Borakaj: E dije që të donin shumë?
Malkaj: E kuptova që më donin. Edhe pse ishin tragjike, numri i mesazhe ishte i madh. Ata që më merrnin në telefon e kuptonin shpejt, më thoshin ‘hë se na nxive jetën, na vdiqe’.
Borakaj: Jemi në ditët e fundit të 2024-ës, një mesazh për shqiptarët për 2025?
Malkaj: Unë jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur për të uruar gjithë njerëzit. Nëse nuk do kishim duartrokitjet e këtyre njeërzve që duartrokasin, nuk do ishim askushi. Unë jam në borxhe të mëdha me publikun se kam marrë shumë duartrokitje. Unë nuk ua laj dot borxhet, por mundohem t’i zvogëloj. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan, jeni yje të gjithë, paçi dritë në familjet tuaja, ose siç thoshte gjyshja ime: U zëntë e mira derën.