“Sigurimi i Shtetit dhunoi Parashqevinë për përfitime se*suale”, regjisori i njohur bën akuzën e fortë
Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.
E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.
Regjisori Hervin Çuli tha se nuk ka asnjë diskutim që ajo mund të jetë një këngëtare e madhe, por kjo fjala ‘e madhe’ në Shqipëri është kthyer në një inflacion. “Ishte një ikonë e bukurisë dhe emancipimit”, tha Çuli.
Në vijim, ai u shpreh se referuar thashethemeve që fliteshin, pikërisht për shkak të bukurisë që kishte, Sigurimi i Shtetit në atë kohë përdori ato presionet e veta të asaj kohe.
Ai tregoi se ka pasur fjalë se njerëz të veçantë të përfshirë në strukturat e kohës kanë kryer dhunë psikologjike mbi Simakun, ndoshta edhe për përfitime seksuale nga ajo.
“Unë nuk kam qenë brenda strukturave të kohës, por në thashethemnajat e asaj kohe, zonja Parashqevi Simaku, njerëz të veçantë kanë kryer dhunë psikologjike mbi të për të përfituar ndofta edhe përfitime seksuale nga ajo. Të paktën këtë gjë e di, kjo bisedohej në rrethet e Akademisë së Arteve”, u shpreh ai.