ShowBiz
Plas debati mes Milaim Zekës dhe Olta Gixharit; harrojnë banorët, merren me njëri-tjetrin
Milaim Zeka dhe Olta Gixhari shpesh nuk pajtohen me mendimet e njëri-tjetrit në spektakël.
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3 në Prime-n e natës së djeshme (e hënë) nuk janë pajtuar në një debat.
Ka qenë Milaimi që i doli në mbrojtje Drilonit në një debat me Drenushën, gjë që nuk i pëlqeu Oltës.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 tha që kjo nuk shkon, pasi ndryshe është me meshkuj e ndryshe me femrat e shtëpisë.
Milaimi më pas reagoi ashpër duke thënë: “Nuk je këtu për të komentuar fjalët e mia, komentet e mia, por të atyre brenda”.
Veç atyre brenda, një përplasje e madhe u shkaktua edhe në studio.
Në Big po vazhdojnë situatat e ndryshme mes konkurrentëve e debate të shumta./Pamfleti