Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother Vip Fan Club”
Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më madhështor në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”.
Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.
Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.
Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel.
Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm.
Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…/Top Channel