Një i vdekur dhe dy të lënduar pasi një ‘pemë gjigante e Krishtlindjeve’ u rrëzua gjatë një stuhie në Rio de Zhaneiro të Brazilit
Disa pamje të tmerrshme thuhet se tregojnë momentin kur një pemë gjigante e Krishtlindjeve u rrëzua gjatë një stuhie.
Si pasojë, kanë gjetur vdekjen një burrë dhe janë lënduar dy të tjerë teksa po përgatiteshin për pushime.
Struktura prej rreth 56 metra e gjatë, e montuar në një lagunë pranë Rio de Zhaneiros, u rrëzua në ujë.
Tre viktimat ishin punëtorë që kishin përgatitur pemën përpara hapjes së saj zyrtare dhe po përpiqeshin të krijonin sigurinë pasi zyrtarët lëshuan një alarm për motin e keq.
I vdekuri është emëruar në vend si Vinicius dos Santos Abreu, 21 vjeç.
Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Conde Modesto Leal në Marica, një komunë në shtetin brazilian të Rio de Janeiro 25 milje larg qytetit me të njëjtin emër, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.
Dy burrat që u lënduan u dërguan në një spital tjetër ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.