Masivi i gurëve zë poshtë punëtorin në Berat, ndërron jetë në spital
Viktima është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “13 shtatori”, në rrugën e Kalasë, ku gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.