Bota

Hapi zjarr në shkollë, kush është 15-vjeçarja që vrau mësuesen dhe nxënësin në SHBA

Natalie “Samantha” Rapnau është, sipas policisë, 15-vjeçarja që dje, të hënën, hapi zjarr dhe vrau dy persona në një shkollë private kristiane në shtetin e Wisconsin në Shtetet e Bashkuara.

Sipas CNN, duke cituar një burim të policisë, 15-vjeçarja kishte pasur disa probleme dhe i kishte shprehur ato me shkrim, por ende nuk dihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

15-vjeçarja hapi zjarr në një klasë ku ishin të pranishëm studentë nga disa klasa, duke vrarë një student dhe një mësues, ndërsa të shtënat e saj plagosën një mësues tjetër dhe pesë studentë. Më herët gjatë ditës, sulmuesja e mitur, e cila më pas vrau veten me armën që kishte me vete, dyshohet se ka postuar një foto nga brenda një tualeti në shkollë, duke bërë shenjën “OK”.

Policia lokale bëri të ditur se Rapnau nuk ishte në “radarin” e tyre dhe nuk kishte qenë në radarin e autoriteteve ndonjëherë, pasi nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Policia u njoftia nga një nxënës i klasës së dytë, ndërsa oficerët mbërritën në shkollë tre minutash pas thirrjes.

Këtë mëngjes, oficerët e policisë bastisën shtëpinë ku 15-vjeçarja qëndronte për të gjetur prova që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë motivin e të miturës për të kryer një krim aq tronditës.

Për momentin, babai i 15-vjeçares është duke bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka indikacione që prindërit e vajzës të jenë të përfshirë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button