Vishuni trashë! Ulen temperaturat, si parashikohet moti këtë të hënë
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin Shqiptar.
Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.