Turisti rus në të mbathura përleshet me gjashtë policë
Një turist rus pa flokë dhe thuajse i zhveshur, është regjistruar duke luftuar me gjashtë policë në një ishull të njohur piktoresk në Tailandë.
Në pamjet shokuese të publikuara në rrjet nga rezorti i famshëm tailandez Phuket, turisti i çekuilibruar shihet që lufton policët që kërkojnë të flasin me të, ndërsa shkaku i mosmarrëveshjes apo gjendja e shëndetit të tij mendor, mbeten të paditura.
Mediat shkruanin se ‘në vend që vizitorët të shijojnë plazhet me diel dhe klimën tropikale, disa prej tyre janë më të interesuar të përleshen me policinë lokale’ tailandeze.
Një grua e një fëmijë duket që janë më burrin në fjalë, teksa një prej fëmijëve qan pa u ndaluar nga pamjet e dhunës që dëshmon.
Grupi i oficerëve tentojnë ta ndalojnë burrin por masa e tij e madhe dhe lëvizjet agresive nuk i lejon ata të veprojnë. Më pas në mënyrë dramatike burri largohet me vrap, në dukje duke ndjekur një prej oficerëve.
Përfundimi episodit tronditës nuk dihet por video ka marrë më shumë se 200,000 shikime në rrjetin X.