Rasti i Parashqevisë, reagon Egla: Më mirë të të urrejnë sesa të ndiejnë keqardhje për ty
Aktorja Egla Ceno ka ndarë një këndvështrim mbi rastin e këngëtares Parashqevi Simaku, duke sjellë një analizë mbi reagimet emocionale të njerëzve. Sipas Eglës, keqardhja është ndjenjë që lëndon dhe dobëson, ndërsa urrejtja mund të nxisë një reagim që të kthen dinjitetin.
“Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë,” është shprehur aktorja në komentin e saj publik.
Egla shpjegon se urrejtja shpesh buron nga ndjenja e inferioritetit të personit që urren, i cili nuk mund të pranojë cilësitë që shikon tek tjetri. Ndërsa keqardhja, sipas saj, është një pasqyrë e dhimbshme e realitetit që këput krahët dhe lë pas vetëm një zbrazëti të rëndë.
Të gjithë të duan kur je i papërfillshëm, kur nuk ke një qëndrim tëndin, kur rron për të pasur konfirmimin e të tjerëve, kur je një butak ose kur je i vdekur,” shton ajo, duke hedhur dritë mbi sipërfaqësinë e shumë prej reagimeve në botën virtuale.
Komenti i Eglës:
Rasti i Parashqevisë ma përforcoi këtë mendim: Më mirë të të urrejnë se të ndiejnë keqardhje për ty! Urrejtja të paktën të gudulis egon dhe të bën të reagosh. Keqardhja të lëndon, të mpin! Ta shkërmoq edhe atë pak dinjitet që të mban akoma në këmbë.
Më mirë të urrejnë sepse urrejtjen e ndez “diçka” që i bën të ndihen humbës, leshko dhe të pavlerë përballë teje. Urrejtja ka të bëjë me problemet psiko-emocionale të vet urrejtësit, i cili shikon te ty atë që nuk mund të jetë dot kurrë vet. Ndërsa keqardhja të këput krahët sepse është e vërtetë.
Sa i përket “dashurisë” nga masa e rrjeteve sociale, faktet kanë treguar se të gjithë të duan kur je i papërfillshëm, kur nuk ke një qëndrim tëndin, kur rron për të patur konfirmimin e të tjerëve, kur je një butak ose kur je i vdekur./OraNews