Life Style

“Nga shefi i Sigurimit që e kishte të dashur, tek Nexhmija” – Gazetarja: 5 njerëzit që shkatërruan Parashqevinë

Fati i Parashqevi Simakut është kthyer në temën e ditës në Shqipëri.

Gazetarja Luela Myftari thotë se 5 janë përgjegjësit për shkatërrimin e saj.

“Për mua pesë janë njerëzit që kanë ndikuar më shumë negativisht në jetën dhe karrierën e Parashqevisë dikur dhe sot…

1.Ajo vetë… ka tre a katër emra dhe s’di kë të përdor…

2.Luan Pobrati, shefi i Sigurimit të Shtetit që mbulonte Artin dhe Kulturën dhe që para vitit ’90 përflitej si i dashuri i saj. Më kanë thënë edhe për ca drejtues festivalesh a televizionesh, por s’kam prova.

3-Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit shqiptar, e cila dha urdhër të prerë: “Më zhdukni nga skena këtë lloj fytyre, se nuk e duroj dot”.

4-Ish-bashkëshorti i saj, i cili e mbajti peng dhe e shfrytëzoi artistikisht, duke e mbajtur thjesht si pjesëtare të grupit muzikor që ai drejtonte dhe nuk e la kurrë të bënte asnjë hap më tej.

5-Dhe unë, ti e tjetri që s’rrimë dot pa shkruar… pasi gjëma është bërë me publikimin…

PS: them të hapim dosjet, po as kjo s’bëhet… se … sherre të tjera do na dilnin, e do na ikte vëmendja nga vota e diasporës…

Perfekte do ishte ta hapte Parashqevia ditarin e shpirtit e të thonte, më kanë bërë këtë e këtë, tëk e tëk e tëk…. Këtë i kam bërë vetes… Sëmundja më bëri këtë. Po as kjo s’do ndodhë.

PO ERDHI DO KËNDOJË!

KAQ!

VËSHTIRË E KAM TË BESOJ SE DO REFLEKTOJË.

SI NE… QË JEMI SHQIPTARË…”, shkruan gazetarja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button