Karbohidrati që ushqen qelizat e kancerit, pse duhet të tregoni kujdes kur e konsumoni
Hulumtimet e reja tregojnë se si qelizat e kancerit ushqehen me fruktozë. Fruktoza është një sheqer natyral që gjendet në fruta, perime të caktuara dhe mjaltë. Kur konsumohet nga një burim natyror si mollët ose hurmat, fruktoza nuk konsiderohet e dëmshme për shëndetin e një personi. Megjithatë, kur fruktoza konsumohet si pjesë e shurupit të misrit me fruktozë të lartë, nëpërmjet ushqimeve ultra të përpunuara si pijet e gazuara me sheqer ose produktet e pjekura, atëherë marrja e fruktozës mund të përbëjë një problem shëndetësor. Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumin e fruktozës ose shurupit të misrit me fruktozë të lartë me një rrezik në rritje të sëmundjes së Alzheimerit, diabetit të tipit 2, sëmundjes së mëlçisë yndyrore, sëmundjeve të veshkave dhe kancerit.
Një studim i ri nga studiues nga Universiteti Sent Luis në Uashington, SHBA, zbulon se fruktoza dietike mund të nxisë rritjen e tumorit në melanoma, kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës. “Ne kemi konsumuar fruktozë përgjithmonë, përmes frutave dhe perimeve, por ajo që ka ndryshuar në katër deri në pesë dekadat e fundit është se ne përdorim fruktozën si një ëmbëltues artificial në ushqimet ultra të përpunuara. Si rezultat, shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj një sasie më të lartë të niveleve të fruktozës se kurrë më parë”-tha Dr.Gary Patti, autor i studimit.
Për këtë studim, studiuesit përdorën një model kafshësh të tumoreve të kancerit. Gjatë studimit, kafshët u ushqyen me një dietë të pasur me fruktozë. “Është vërtetuar mirë për më shumë se një shekull që qelizat e kancerit janë të varura nga glukoza, qelizat kancerogjene metabolizojnë glukozën më shpejt se qelizat normale. Kjo ka aplikime praktike në diagnostikimin e kancerit. Pacientëve u injektohet një formë radioaktive e glukozës në gjakun e tyre. Duke përdorur Skanimet PET (tomografi me emetim pozitron), mund të shohim qartë qelizat e kancerit, të cilat ndriçojnë në skanime, pasi qelizat kancerogjene përdorin më shumë glukozë sesa qelizat e shëndetshme”-shpjegoi Dr. Patti.
I vetmi ndryshim midis tyre është mënyra se si janë rregulluar atomet. Duke marrë parasysh aftësinë e qelizave kancerogjene për t’u lidhur me glukozën, mund të supozojmë se ato përdorin fruktozën në mënyrë të ngjashme. Fruktoza shndërrohet në yndyrna që ushqejnë qelizat e kancerit. Studiuesit zbuluan se mëlçia konverton fruktozën në një lloj lipidi të quajtur lizofosfatidilkolinë (LPC), i cili shoqërohet me inflamacion.
Kur qelizat e kancerit ndahen, ato kanë nevojë për një sasi të madhe lipidesh. Më shumë LPC në qarkullimin e gjakut ndihmon qelizat e kancerit të shumohen, duke ndihmuar kështu rritjen e tumoreve. “Kur konsumohet një sasi e tepërt ushqimi, trupi e kthen atë në yndyrë. Kështu ruan energjinë trupi. Nivelet e larta të fruktozës në dietë shkaktojnë një proces të ngjashëm. Fruktoza shndërrohet në pararendës të yndyrave në mëlçi, të quajtura lipide. Këto lipide më pas mund të ushqejnë tumorin”-shpjegoi Dr. Patti.